>| Www.Fatlumiii.de.tl |<
>| Www.Fatlumiii.de.tl |<  
 
  Receta te embelsirave... 28.04.2024 13:49 (UTC)
   
 
 

TORTË E SHPEJTË PËR DITË TË NXEHTA.

- 1 litër qumësht 
- 6 pudinga nga vanilla 
- 1 gotë uji sheqer 
- 200 gr kokos 
- 300 gr arra të bluara 
- 200 gr keks të bluar 
- 200 gr sheqer pluhur 
- 2 margarina 
- 3 shllaga vanille 

Një litër qumësht vehet për të vluar me 200 gr sheqer, para se ta vejmë qumshtin për të vluar e hejkim një gotë për t'i përzier 6 pudinga, zihet 2-3 minuta. E lamë pudingun derisa të ftohet. 

Në një enë tjetër i marrim 2 margarina dhe sheqerin pluhur i zbutim me piru e pastaj i përziejmë me mikser. Këto dy masa i bashkojmë dhe prap i përziejmë me mikser duke e ndar në tri pjesë. 

Pjesa e parë: i qitet 200 gr kokos 
Pjesa e dytë: i qitet 300 gr arra 
Pjesa e tretë: i qitet 200 gr keksa të bluar 

Me këta përbërës mund t'i japim çfarë do forme që dëshirojmë tortës (të rrumbullakët, katrore apo rolatë) kurse pjesa me keks duhet të jetë e fundit, pjesa me arra në mes, dhe pjesa me kokos në krye. 

Në fund dekorohet me shllag nga vanileja apo ndonjë tjetër.
 
   
 
Torte me banane 

Petet e brumit: 

- 6 veze 
- 6 luge sheqer 
- 200 gram sheqer pluhur 
- 6 luge miell 
- 250 gram margarine 
- 1 kanelle 
- 1 filxhan vaj 
- 2 luge kakao 


Kremi per lyerje 

- 1/2 liter qumesht 
- 2 puding vanile 
- 6 luge sheqer, i zieni dhe i lini te ftohen 
- 1 cokollate per zierje 


Pergatitja: 

Perberjet per peten e brumit i perzieni dhe i pjekni ne tepsi te rrumbullaket dhe i lini qe te ftohen. Me pas ato lyhen me dy decilitra uje te vluar dhe gjashte luge sheqe, ne menyre qe te jene te buta dhe te lengeta. Kur kremi te ftohet, e tundni mire me mikser dhe i shtoni margarinen e shtypur mire, vezet e rrahura dhe 200 grame sheqer pluhur, si dhe dy banane te shtypura. Me kete mase te fituar i lyeni petet, ku ne mes me cokollate, ndersa siper me kremin e fituar nga bananet, vezet dhe margarina, si dhe me shtresen e pudinkut te vanilles. Me pas i hidhni edhe arra te shtypura dhe kokos, poashtu mund t'i shtoni edhe fruta te ndryshme sipas deshires.
 
   


Tullumba    (Për 25 copë) 


Për brumin: 

- Miell 1 gotë 
- vaj ose gjalpë 2-3 lugë gjelle 
- vezë 3-4 kokrra 
- pak krypë e sheqer 
- ujë treçerek gote 

Për shurupin: 

- Sheqer 2 gota 
- ujë 2 gota 
- vaj për skuqje 

Brumi për tullumba përgatitet duke zier në uje miell së bashku me gjalpë ose yndyrë tjetër dhe pas zierjes ky brumë përzihet me sasi të madhe vezësh, Për ti dhënë formën tullumbave përdoret një vegël e dhëmbëzuar. 

Forma mbushet me brumë dhe vihen të piqen nga të dyja anët në zjarr të nxehtë. Pas skuqjes hiqen nga zjarri dhe hidhen në shërbet të ftohtë ku mbahen 1-2 ninuta. Pastaj hiqen dhe rreshtohen në pjatë.
 
   
 
Torta ELIZABETA 


Brumi: 

- 9 ve 
- 9 lugë sheqer 
- 8 lugë miell 
- 3 lugë kakao 
- 1-2 luge vaj ( pas pjekjes e ndan pergjysme ) 

Filli: 

- 300 ose 500 gr keksa te bluar 
- 4 gota qumesht ose leng molle 
- 250 gr margarine 
- 1 sheqer pluhur 
- 300 gr arra të bluara ose (rrush terur) 
- 1 cokolade 
- 2 shllaga dhe zbukurime torteje 

4 gotat qumesh ose leng molle i kthen ne keksat e bluar, i perzien kurse 
margarinen dhe sheqerin pluhur i ben bashke ne nje ene tjeter dhe i ben bashk me keksa,,,gjithashtu edhe arrat ose rushin e terur e kthen ne keksa te gjith d.m.th behem bashke, pas perzierjes te tyre kete e ndan ne dy pjese te barabarta dhe njeres pjese te keksave ja qet qokoladen e shkrier dhe me pas ajo ndrron ngjyren. 

Njeren pete te toretes do të thote gjysmen,, e lyen me njeren ngjyre te keksave, e mbulon do te thot me te gjithe njeren pjese te keksave dhe permi e vene pjesen e petes tjeter edhe ate e mbulon me krejt keksat tjere p,sh me ngjyren tjeter. 

Ne te gjitha anet e petes, torta duhet te merr forme bukes dhe me pas me 2 shllagat e lyen ne te gjitha anet dhe zbukurimet permbi tepsia duhet te ket te gjitha anet madhesi te njejte dhe duhet te jete katrore!!!!
 
  >| Www.Fatlumiii.de.tl |<
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

>| Www.Fatlumiii.de.tl |<
  >| Www.Fatlumiii.de.tl |<
-------> ♥....::Fatlum---Lekiqi....::♥
 
Ky web u kriua Nga """Fatlumiii.de.tl OSE """Fatlumi
  >| Www.Fatlumi '' Lekiqi |<
ωωω.ƒαтłυмııı.đe.тł
  >| Www.Fatlumiii.de.tl |<
Nese ju duhem dikqa me kontaktoni ne email adresen time

F-a-t-l-u-m-i@msn.com

Me Respekt ""Fatlumiii.de.tl""
Vizitoret---> 64 visitorsShfletimet
>| Www.Fatlumiii.de.tl |< Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden